Class Central is learner-supported. When you buy through links on our site, we may earn an affiliate commission.

OpenWHO

Veprimi në kushte klinike me të sëmurë nga kovid-19 - Rehabilitimi i të sëmurëve me kovid-19

via OpenWHO

Overview

Seria e kurseve për veprimi në kushte klinike me të sëmurë nga kovid-19 u kushtohet punonjësve shëndetësorë gjatë pandemisë së kovid-19. Trajnimi jep informacione shumë të domosdoshme për dhënien e kujdesit të sigurt, cilësor dhe efektiv për të sëmurët. Prezantimet i adresojnë të gjitha aspektet e trajtimit të pacientëve në mjediset klinike, duke përfshirë edhe tema si: përgatitja e institucionit dhe planifikimi për raste të valës së madhe të pacientëve përnjëherë; parandalimi dhe kontrolli i infektimit të punonjësve shëndetësorë; transferimi i pacientëve midis institucioneve; veprimi në kushte spitalore me pacientë me formë të lehtë, mesatare dhe të rëndë klinike të kovid-19; pasqyrë e veçantë mbi të sëmurët gjeriatrie, shtatzënat dhe pediatrie nga kovid-19; rehabilitimi; etika dhe kujdesi paliativ.

Trajnimi përbëhet gjashtë kurse me video-ligjërime dhe Power Point prezantime ku përmbahen udhëzimet dhe dëshmitë më të reja. Çdo modul përmban 5-8 ligjërime, kurse çdo ligjërim përmban kuiz për kontroll të asaj që është mësuar.

WHO / Blink Media - Martyn Aim

Syllabus

Course information

Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:

English - Français - македонски - 中文 - Русский - Українська

Pasqyrë :Trajnimi për menaxhment klinik të pacientëve me kovid-19 i dedikohet temës rehabilitimi i të sëmurëve me kovid-19. Shtatë modulet në këtë kurs i pasqyrojnë nevojat e shumta dhe të ndryshme të pacientëve të cilët po rikuperohen nga kovid-19 në pjesën e rehabilitimit, duke përfshirë edhe pacientët me çrregullime kognitive, shëndet të përkeqësuar fizik dhe dobësi, çrregullime të frymëmarrjes, probleme me gëlltitjen dhe çrregullime në komunikim. Është dhënë pasqyrë edhe e sfidave në pjesën e kryerjes së aktiviteteve të përditshme jetësore dhe të teknikave për rehabilitim.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë mbi aspektet e veprimit në kushte klinike me të sëmurët nga kovid-19, shikojeni serinë e trajnimeve me këtë temë në slajdin në vijim:

  • Menaxhimi klinik i pacientëve me KOVID-19 - Vështrimet e përgjithshme

Qëllimet - që duam t’i mësojnë dëgjuesit:

Në fund të trajnimit duhet të jenë të aftë për:

  • Ta kuptojnë rolin e rehabilitimit në ballafaqimin me çrregullimet shëndetësore të shkaktuara nga kovid-19;
  • Ta përshkruajnë etiologjinë e disa çrregullimeve që lidhen me rehabilitimin e të sëmurëve me kovid-19;
  • Të dinë kë dhe kur ta vlerësojnë nga aspekti i nevojave për rehabilitim;
  • T’u japin këshilla dhe t’i edukojnë pacientët dhe familjet e tyre; dhe
  • Të këshillojnë mbi mënyrat e dhënies së ndihmës për pacientët dhe për familjet e tyre në ballafaqimin me çrregullimet shëndetësore të shkaktuara nga kovid-19.

Kohëzgjatja e trajnimit: Që të kalohet trajnimi nevojiten rreth 3 orë.

Certifikata: Vërtetim për arritje do t’u jepet pjesëmarrësve të cilët do të marrin minimum 80% të numrit të përgjithshëm të pikëve nëpërmjet të gjitha kuizeve të qasshme. Vërtetim për pjesëmarrje do t’u jepet pjesëmarrësve të cilët do të kalojnë minimum 80% të materialit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

Përkthyer në shqipe gjuhë nga Clinical management of patients with COVID-19 - Rehabilitation of patients with COVID-19, 2021. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhje midis versionit anglisht dhe përkthimit të zgjidh gjuhë, versioni që do të konsiderohet i besueshëm është versioni origjinal në gjuhën angleze.

Ky prodhim është përgatitur në gjuhen shqip në kuadër te projektit ,,Mbështetje emergjente ndaj përgjigjes së shëndetit dhe kujdesit publik gjatë valës së dytë KOVID-19 në Maqedoninë Veriore" i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbrëterisë së Bashkuar.

Course contents

  • Moduli 1: Pasqyra e rehabilitimit dhe mënyra e mjekimit:

    Në fund të këtij moduli për trajnim do të mund të: Përshkruani kërkesat e mundshme për rehabilitim gjatë trajtimit të pacientit brenda dhe jashtë institucionit; të njihni kontributet multidisiplinare për rehabilitim akut dhe post-akut; përcaktoni sfidat dhe rreziqet e mundshme lidhur me rehabilitimin e pacientëve me kovid-19 dhe strategjitë për trajtimin e tyre.
  • Moduli 2: Menaxhimi klinik i çrregullimeve kognitive:

    Në fund të këtij leksioni, do të jeni në gjendje të: Përshkruani etiologjinë e dëmtimit kognitiv në kontekstin e COVID-19; Dini kë dhe kur të vlerësoni për dëmtim kognitiv; Siguroni edukim dhe këshilla për pacientët dhe familjet e tyre për dëmtime kognitive; Këshilloni rreth strategjive për t’i ndihmuar pacientët dhe familjet e tyre të menaxhojnë dëmtimet kognitve.
  • Moduli 3: Dobësia fizike (dekondicionimi):

    Në fund të këtij moduli, do të keni mundësi të: Përshkruani etiologjinë e rënies së funksioneve fizike dhe dobësisë së muskujve në kontekstin e kovid-19; Dini kë dhe kur të vlerësoni për rënie të funksioneve fizike; Siguroni edukim dhe këshilla për pacientët dhe familjet e tyre me rënie të funksionit fizik; Këshilloni për ndërhyrjet rehabilituese për pacientët me rënie të funksionit fizi.
  • Moduli 4: Zvogëlimi i funksionit të frymëmarrjes:

    Në fund të këtij leksioni, do të jeni në gjendje të: Përshkruani etiologjinë e dëmtimit të mushkërive në kontekstin e COVID-19; Dini kë dhe kur të vlerësoni për dëmtim të mushkërive; Siguroni edukim dhe këshilla për pacientët dhe familjet e tyre për dëmtime të mushkërive; Këshilloni për ndërhyrjet rehabilituese për pacientët me dëmtime të mushkërive
  • Moduli 5: Vështirësia në gëlltitje:

    Pas përfundimit të këtij moduli për trajnimi, ju do të mund të: përshkruani etiologjinë e vështirësisë potenciale të gëlltitjes, e njohur si disfagia e lidhur me KOVID-19; dini kur të vlerësoni vështirësinë në gëlltitje; mund të informoni dhe këshilloni pacientët me vështirësi në gëlltitje dhe familjet e tyre; mund të ofroni këshilla dhe strategji për të ndihmuar pacientët dhe familjet e tyre të përballen me disfaginë
  • Moduli 6: Vështirësi gjatë komunikimit:

    Në fund të këtij leksioni, ju do të jeni në gjendje të: Përshkruani etiologjitë e mundshme të dëmtimit të komunikimit në konteksti të COVID-19; Dini se kë të vlerësoni për dëmtim të komunikimit dhe kur t’i vlerësoni; Siguroni edukim dhe këshilla për pacientët me sfida komunikimi dhe familjet e tyre; Këshilloni rreth strategjive për t’i ndihmuar pacientët dhe familjet e tyre të menaxhojnë dëmtimet në komunikim
  • Moduli 7: Rehabilitimi i pacientët me vështirësi gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme:

    Në fund të këtij leksioni, do të jeni në gjendje të: Përshkruani faktorët themelorë që potencialisht kontribuojnë në vështirësitë në kryerjen e AJP-ve në kontekstin e COVID-19; Dini kush do të përfitojë nga vlerësimi i AJP-ve; Siguroni edukim dhe këshilla për pacientët dhe familjet e tyre në lidhje me AJP; Siguroni strategji për ruajtjen e energjisë; Përshkruani modifikimet e mundshme mjedisore për të përmirësuar performancën në AJP-të

Reviews

Start your review of Veprimi në kushte klinike me të sëmurë nga kovid-19 - Rehabilitimi i të sëmurëve me kovid-19

Never Stop Learning.

Get personalized course recommendations, track subjects and courses with reminders, and more.

Someone learning on their laptop while sitting on the floor.