Class Central is learner-supported. When you buy through links on our site, we may earn an affiliate commission.

OpenWHO

Qendrat e kujdesit afatgjatë për COVID-19

via OpenWHO

Overview

Pandemia e COVID-19 prek të moshuarit në mënyrë joproporcionale, në veçanti ata që jetojnë në qendra të kujdesit afatgjatë (QKAGJ) me një ndikim të rëndësishëm mbi vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë. Nevojitet një veprim i bashkërenduar për të zbutur ndikimin e COVID-19 duke ngritur masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (PKI) brenda QKAGJ. Kursi i PKI të COVID-19 për QKAGJ përbëhet nga 4 module trajnuese për tu përdorur në lidhje me setin e komunikimit të QKAGJ dhe listën e kontrollit të gatishmërisë. Kjo paketë është përpiluar për QKAGJ dhe mbështetur tek udhëzuesi teknik i thukët mbi PKI të OBSH-së.

Photo credit: WHO/Yoshi Shimizu

Syllabus

Course information

Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:

English - Bahasa Indonesia - Nederlands - македонски - français - Russian - Українська

Vështrim: Pandemia e COVID-19 prek të moshuarit në mënyrë joproporcionale, në veçanti ata që jetojnë në qendra të kujdesit afatgjatë (QKAGJ) me një ndikim të rëndësishëm mbi vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë. Nevojitet një veprim i bashkërenduar për të zbutur ndikimin e COVID-19 duke ngritur masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (PKI) brenda QKAGJ. Në shumë shtete qendrat e kujdesit afatgjatë kanë sisteme të dobëta të PKI dhe të trajnimit në vend, ndërsa personeli nuk ka qasje në informacion mbi kufizimin e transmetimit në kontekstin e COVID-19. Forcimi i praktikës së PKI është kyç për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Parandalimi i Infeksionit të COVID-19 dhe Seti i kontrollit të komunikimit për qendrat e kujdesit afatgjatë siguron materiale të thjeshta dhe vepruese për stafin, rezidentët dhe vizitorët me mesazhe kyçe të PKI. Lista e kontrollit për gatishmërinë rreth COVID-19 është një mjet që përbehet nga disa elementë që janë vendimtarë për përgatitjen e e QKAGJ për COVID-19. Mund të shfrytëzohet nga administratorët e qendrave, pikat qendrore të PKI ose stafi, profesionistët e brendshëm apo të jashtëm.

Ky kurs përbëhet nga 4 module që merren me parandalimin e infeksionit dhe masat e kontrollit për të mbështetur QKAGJ në kontekst të COVID-19.

Objektivat e mësimit: Në fund të këtij kursi, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të:

  • Përshkruajnë parimet dhe praktikat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në lidhje me qendrat e kujdesit afatgjatë për sigurinë e pacientëve dhe stafit gjatë COVID-19;
  • Zbatojnë listën e kontrollit të qendrave të kujdesit afatgjatë rreth COVID-19 në vendin e tyre të punës;
  • Identifikojnë praktikat për të menaxhuar në mënyrë të sigurt rezidentët e qendrave të kujdesit afatgjatë gjatë COVID-19;
  • Kuptojnë si të mbështesin vetveten dhe të tjerët si staf i qendrave të kujdesit afatgjatë gjatë COVID-19

Kohëzgjatja e kursit: Përafërsisht rreth 2 orë.

Certifikatat: Një Regjistër i arritjeve do të jetë në dispozicion për pjesëmarrësit të cilët shënojnë së paku 80% të pikëve të përgjithshme të disponueshme përgjatë gjithë kuizeve. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

Ky prodhim është përgatitur në gjuhen shqip në kuadër te projektit ,,Mbështetje emergjente ndaj përgjigjes së shëndetit dhe kujdesit publik gjatë valës së dytë KOVID-19 në Maqedoninë Veriore" i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbrëterisë së Bashkuar.

E përkthyer në shqip nga Long-term care facilities in the context of COVID-19, 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.

Course contents

  • Moduli 1: Paketa e Parandalimit dhe Kontrollit të Infeksionit të COVID-19 për Qendrat e Kujdesit Afatgjatë:

    Në fund të këtij moduli, ju duhet të jeni në gjendje të: përshkruani se si mund të përhapen sëmundjet infektive; shpjegoni si të parandaloni përhapjen e sëmundjeve infektive; përshkruani si përhapet COVID-19; shpjegoni si të parandalohet përhapja e COVID-19
  • Moduli 2: Kryerja e listës së kontrollit për gatishmërinë rreth COVID-19 për Qendrat e kujdesit afatgjatë:

    Në fund të këtij moduli, ju duhet të jeni në gjendje të: kuptoni qëllimin e listës së kontrollit të gatishmërisë; përshkruani procesin e përdorimit të listës së kontrollit; përdorni listën e kontrollit në qendrën e kujdesit afatgjatë; identifikoni dhe të vendosni përparësi gjarët që duhet të adresohen
  • Moduli 3: Përkujdesja për rezidentët e qendrave të kujdesit afatgjatë gjatë COVID-19:

    Në fund të këtij moduli, ju duhet të jeni në gjendje të: kuptoni se si të menaxhoni kujdesin e rezidentëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19; kuptoni se si të menaxhoni mjedisin e qendrave për kujdesin afatgjatë për të parandaluar përhapjen e COVID-19; përshkruani si të parandalohet përhapja nga vizitorët e COVID-19 në qendrat e kujdesit afatgjatë
  • Moduli 4: Mbrojtja dhe mbështetja e stafit në qendrat e kujdesit afatgjatë gjatë COVID-19:

    Në fund të këtij moduli, ju duhet të jeni në gjendje të: përshkruani se si mund ta mbroni veten në vendin e punës nga COVID-19; identifikoni si ta mbroni veten jashta vendit të punës; kuptoni opsionet tuaja për t’u përballur me stresin

Reviews

Start your review of Qendrat e kujdesit afatgjatë për COVID-19

Never Stop Learning.

Get personalized course recommendations, track subjects and courses with reminders, and more.

Someone learning on their laptop while sitting on the floor.