Class Central is learner-supported. When you buy through links on our site, we may earn an affiliate commission.

OpenWHO

COVID-19: Si të vendosen dhe hiqen pajiset mbrojtëse personale (PMP)

via OpenWHO

Overview

Ky është një udhëzues për punonjësit shëndetësorë të përfshirë në veprimtaritë e kujdesit ndaj pacientëve në një mjedis të kujdesit shëndetësor. Ai ka për qëllim të tregojë llojin e pajisjes personale mbrojtëse ose PMP të nevojshme për mbrojtjen në mënyrë korrekte të një personi. Duke u mbështetur tek dëshmitë aktuale në dispozicion, OBSH rekomandoi se PMP për kujdesin e pacientëve me COVID janë masat paraprake të KONTAKTIT dhe SPËRKALAT, me përjashtim të procedurave të prodhimit të aerosolit, të cilat kërkojnë masa paraprake të KONTAKTIT dhe TRANSMETIMIT PËRMES AJRIT (prandaj, një maskë respiratore siç janë N95, FFP2, FFP3). Duke pasur paraysh se PMP është pjesë e një sërë masash për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit dhe duhet të zbatohet si pjesë e një strategjie multimodale të menaxhimit të pacientëve me COVID-19. Vetëm stafit të klinikës që është i trajnuar dhe kompetent për përdorimin e PMP-së duhet t’i lejohet hyrja në dhomën e pacientit.

Syllabus

Course information

Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:

English - العربية - македонски - français - ภาษาไทย - Português - Español - Nederlands - 中文 - Tetun - Русский - Soomaaliga - Türk- සිංහල - தமிழ் - Казақ тілі

Përmbledhje: Ky është një udhëzues për punonjësit shëndetësorë të përfshirë në veprimtaritë e kujdesit ndaj pacientëve në një mjedis të kujdesit shëndetësor. Ai ka për qëllim të tregojë llojin e pajisjes mbrojtëse personale ose PMP të nevojshme për mbrojtjen në mënyrë korrekte të një personi. Duke u mbështetur tek dëshmitë aktuale në dispozicion, OBSH rekomandoi se PMP për kujdesin e pacientëve me COVID janë masat paraprake të KONTAKTIT dhe SPËRKALAT, me përjashtim të procedurave të prodhimit të aerosolit, të cilat kërkojnë masa paraprake të KONTAKTIT dhe TRANSMETIMIT PËRMES AJRIT (prandaj, një maskë respiratore siç janë N95, FFP2, FFP3). Duke pasur parasysh se PMP është pjesë e një sërë masash për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit dhe duhet të zbatohet si pjesë e një strategjie multimodale të menaxhimit të pacientëve me COVID-19. Vetëm stafit të klinikës që është i trajnuar dhe kompetent për përdorimin e PMP-së duhet t’i lejohet hyrja në dhomën e pacientit.

Objektivat e mësimit: Në fund të këtij kursi, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të:

  • demonstrojnë mënyrën e duhur për të vendosur dhe hequr PMP-në; dhe
  • demonstrojnë mënyrën korrekte të higjienës së duarve me dezinfektues në bazë alkooli (DBA), sipas metodës së rekomanduar nga OBSH.

Kohëzgjatja e kursit: Përafërsisht 15 minuta.

Certifikata: Një Konfirmim i pjesëmarrjes është në dispozicion për pjesëmarrësit të cilët përfunduar 100% të materialit të kursit.

Pas përfundimit të këtij kursi, nëse do të jeni të interesuar për të mësuar më tepër rreth aspekteve të tjera të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në kontekst të COVID-19, ju lutemi referojuni kursit të OpenWHO: https://openwho.org/courses?q=IPC

E përkthyer në shqip nga COVID-19: How to put on and remove personal protective equipment (PPE), 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.

Course contents

  • Moduli 1: Udhëzues për vendosjen dhe heqjen e PMP-së sipas masave paraprake për COVID-19 në rast të spërkalave/kontaktit:

    Ky modul ofron një video udhëzues për vendosjen dhe heqjen e PMP sipas masave paraprake për COVID1-19 në rast të spërkalave/kontaktit, si dhe dy burime të posterit. Në fund të këtij moduli, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë mënyrën e duhur për vendosjen e pajisjes mbrojtëse personale, sipas metodës së rekomanduar nga OBSH, për masat paraprake për COVID-19 në rast të spërkalave/kontaktit
  • Moduli 2: Udhëzues për vendosjen dhe heqjen e PMP-së sipas masave paraprake për COVID-19 të procedurave për gjenerimin e aerosolit në rast të transmetimit përmes ajrit/kontaktit:

    Ky modul ofron një video udhëzues për vendosjen dhe heqjen e PMP sipas masave paraprake për COVID-19 në rast të transmetimit përmes ajrit/kontaktit. Në fund të këtij moduli, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë mënyrën e duhur për vendosjen e pajisjes mbrojtëse personale, sipas metodës së rekomanduar nga OBSH, për masat paraprake për COVID-19 në rast të transmetimit përmes ajrit/kontaktit.

Reviews

Start your review of COVID-19: Si të vendosen dhe hiqen pajiset mbrojtëse personale (PMP)

Never Stop Learning.

Get personalized course recommendations, track subjects and courses with reminders, and more.

Someone learning on their laptop while sitting on the floor.